N
Për më tepër bëhet e ditur se objekti i ri i shkollës do të ketë 19 dhoma mësimi, do të pajiset edhe me kabinetet e nevojshme dhe sallën e dukatës fizike. Drejtori Berisha, ka thënë se ky projekt është dyvjeçar dhe komunës do t’i kushtoi hiq më pak se 1 milion euro."Për fazën e parë që nënkupton ndërtimin e vrazhdë komuna ka ndarë një buxhet prej 350 mijë eurove, ndërsa vitin tjetër do të investohet në fazën e meremetimit dhe në përgjithësi ky projekt do ta kaloi shifrën prej 1 milion eurove. Me këtë objekt përfundimisht do të hiqet ndërrimi i tretë në shkollat e Ferizajt" ka thënë Berisha, duke paralajmëruar se me 1 shtator edhe Shkolla Fillore "Jeronim de Rada" e qytetit do të kaloi në objektin e shkollës ekonomike,objekti i së cilës tashmë ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit.
Në anën tjetër, drejtoresh e SH.F "Jeta e re", Mexhide Topalli, ka falenderuar komunën dhe drejtuesit e saj për këtë vepër e cila fshatit Greme i ka munguar kaherë."Komuna ka bërë shumë për fshatin Greme duke investuar në kanalizime, rrugë e ujësjellës. Kjo vepër që po nis sot e ka rëndësinë e vet ngase ka qenë dëshirë e kahershme e banorëve dhe nxënësve të këtij lokaliteti për ta pasur një shkollë të re" ka thënë Topallli.
Në shkollën e fshatit Greme dhe në paralelen e ndarë në lagjen Omuraj mësimet i ndjekin mbi 800 nxënës. Komuna e Ferizajt vite më parë ka ngritur objektin e shkollës fillore në lagjen Omuraj, ndërsa me ngritjen edhe të këtij objekti po realizon edhe një objektiv që e ka zotuar para banorëve të Gremes.
Në fshatin Greme të Ferizajt të mërkurën solemnisht është vendosur gurthemeli i objektit të ri të Shkollës Fillore "Jeta e re"projekt ky i komunës së Ferizajt, i cili synon që të krijoj kushte sa më të mira pune për nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle, të cilët për shumë vite kanë punuar në tri ndërresa.
Në vënien e këtij gurthemeli morri pjesë Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, zv.ministri i Arsimit Nehat Mustafa, deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica si dhe mysafirë të tjerë.