
Sipas Berishës, për siguri sa më të madhe për të gjithë nxënësit, është marrë vendim që, të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në shkollë të vijnë me uniformë, ndërsa nxënësit që këtë vit janë regjistruar në shkollë të mesme, me vete duhet ta kenë begjin. “Nxënësit e kalasave të XI, XII dhe XII, të mos pranohen në shkollë pa uniforma dhe pa begja, ndërsa nxënësit e kalasave të X duhet në jenë me begja”, ka thënë Berisha. Vendimi për uniformat dhe begjat, u bë e ditur se do të hynë në fuqi që nga e hëna, ndërsa në mungesë të tyre mësimin nuk do të mund t’a vazhdon asnjë nxënës, derisa në nivel të komunës të mbahet këshilli për siguri dhe të merret një qëndrim i prerë. “Që jeta e nxënësve të jetë e sigurt në objektet edukativo-arsimore”, ka thënë Berisha.
Drejtoria Komunale e Arsimit së bashku me drejtorët e shkollave të mesme të kësaj komune, kanë marrur ketë vendim shtesë me qëllim që t’a shtojnë sigurinë nëpër shkolla. “Policia në oborret e shkollës të jetë më e pranishme si dhe kujdestaria të dyfishohet si nga mësimdhënësit e po ashtu edhe nga vet nxënësit”, ka thënë Berisha.