Këshilli organizativ i këtij manifestimi në konferencën e sotme për gazetarë ka njoftuar lidhur me aktivitetet qe do te zhvillohen gjate dites se neserme me rastin e shpalsjës së shtatorës së komandantit të guerilës së UÇK-së për Ferizaj dhe rrethinë, Dëshmorit Rexhep Bislimi.
Nazmi Krasniqi, kryetar i këshilli organizativë ka theksuar se në manifestimi i ditës së nesërme do të jetë i ndarë në dy pika në pjesën foljore dhe atë artistike.”Në pjesën foljore do të shpaloset portreti shpirtëror, fizik, patriotik, luftarak i komandantit të UÇK-së Rexhep Bislimi”, ka thënë Krasniqi.
Këshilli organizativ me këtë rast ka shpalosur edhe agjendën e kësaj dite e cila është :
10:00- 10 :40- Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së
11:00 –12:00 – Manifestimi qendror ku përfshihen shpalosja e shtatores, fjalët tematike dhe përshëndetëse dhe programi artistik
12:00-13:00 -Vizitë e organizuar në fshatin Gurëz (në vendin ku ka zhvilluar aksione guerile dëshmori)
13:00-15:00- Ofrohet një drekë nga kryetari për mysafirët në restorant “Redoni”.
Me këtë rast janë ftuar edhe të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e këtij manifestimi gjatë ditës së nesërme.
Nën patronatin e kryetarit të komunës së Ferizajt, Agim Aliu, mbahet manifestimi me rastin e shpalosjes së shtatores së komandantit të parë të UCK-së për rajonin e Ferizajt, Rexhep Bislimi.