Numri një i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Agim Berisha ka bërë të ditur se testi i maturës do të mbahet në 10 shkolla, ku do të jenë gjithsej 23 qendra në të cilat do të mbahet testi. Këtij testi do ti nënshtrohen mbi 2 mijë maturantë, ndërsa do të jenë edhe 427 maturantë të tjerë të cilët në vitet e kaluara nuk kanë arritur të kalojnë testin kombëtar të maturës shtetërore
Në fazën e dytë të testit të maturës 80 pyetje nga lëndët e profileve përkatëse arsimore.
Faza e dytë e testit kombëtar të maturës do të mbahet edhe me 31 gusht dhe me 8 shtator, ku të gjithë maturantë do të ndjekin të gjitha procedurat e njëjta si në afatin e parë. Është bërë e ditur se në ditën e provimit, maturantët duhet të jenë të pranishëm në Qendrën e testimit, një orë e gjysmë para fillimit të testit, me vete duhet të këtë letërnjoftimin, të hyjë brenda në kohën e caktuar pas apelit të personit të autorizuar, të ulen sipas udhëzimeve të administruesit , të kenë me vete një laps grafik, të kenë me vete një shishe me ujë të pijes, të plotësojnë me kujdes të gjitha të dhënat në fletëpërgjigjet.
Maturantëve nuk u lejohet që të vonohet në provim, të kenë celular apo ndonjë mjet tjetër për komunikim gjatë testimit, të ndërrojnë vendin pa leje nga administruesi, të kopjojnë në asnjë lloj forme, të pëshpëritin apo të komunikojnë me të tjerët, të dëmtojnë fletëpërgjigjen, apo broshurën e testit si dhe të pengojnë të tjerët gjatë kohës së testimit.
U bë e ditur se publikimi i rezultateve do të bëhet me 30 qershor.
Drejtues të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Ferizaj, thonë se të gjitha përgatitjet për këtë test janë bërë dhe mbarëvajtja e tij do të vazhdoje ashtu sic ishte edhe gjatë testit të kaluar.