Në bazë të të vendimit të Presidentes së Kosovës, nesër edhe në komunën e Ferizajt, do të jetë ditë zie, në shenjë pikëllimi për tragjedinë që kanë shkaktuar sulmet terroriste në Paris. Prandaj, urdhërohen të gjitha institucionet e komunës së Ferizajt që nesër, më 15 nëntor 2015, t’i vendosin flamujt në gjysmë shtize dhe t’i pezullojnë të gjitha aktivitetet kulturore e sportive.
Komuna e Ferizajt bashkëndien dhembjen dhe pikëllimin e popullit francez dhe fton qytetarët e vet që këtë tragjedi ta shndërrojnë në frymëzim dhe forcë për ngritjen e shkallës së solidaritetit me të gjithë ata që kanë pësuar nga terrorizmi.
Kryetari i Komunes
Muharrem Svarqa