
Gjatë ditës së sotme, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini, së bashku me drejtoreshën e QKMF-së, Nadire Imeri, kanë pritur në një takim drejtues të Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, përfaqësuar nga drejtori ekzekutiv, Agron Bytyqi, dhe drejtori i programeve, Besim Kodra.
Me këtë rast, është nënshkruar një memorandum që ka për qëllim krijimin e një bashkëpunimi midis DSHMS dhe Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve për themelimin dhe monitorimin e Këshillit të Pacientëve në Ferizaj.
Palët do të angazhohen në përgatitjen e dokumentacionit, përzgjedhjen e anëtarëve të këshillit, miratimin e dokumenteve, sigurimin e një hapësire për punë, si dhe angazhimin në zgjidhjen e problemeve që hasin pacientët në shërbimet shëndetësore.
Ky memorandum synon përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.