Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, shumë shpejt do të bëhet me një dhomë për promovimin dhe edukimin shëndetësore.
Kjo u bë e ditur sot gjatë një takimi që patë drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, shef i QKMF-së Albert Sherifi si dhe Fitim Sadiku përfaqësues i organizatës Aksioni për nëna dhe Fëmijë.
Edukimi dhe promovimi shëndetësor janë kompetente të pandashme të kujdesit shëndetësor në tri nivele shëndetësorë. Qëllimi i tyre qëndron në informimin dhe vetëdijesimin e popullatës mbi faktorët e rrezikut, parandalimin e sëmundjeve dhe problemeve shëndetësor.
U bë e ditur se objektiv i kësaj marrëveshje është sigurimi i hapësirave të përshtatshme brenda Qendrës kryesore të Mjekësisë Familjare për zhvillimin e sesioneve edukative dhe promovuese sipas standardeve të përcaktuara me udhëzimin administrativ.
Donatorë i aparaturës së punës është UNICEF, ndërsa zhvillimin profesional do ta bëjë stafi i AMC-së.