Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit me Klubin Letrar “De Rada”. Përmes këtij memorandumit do të organizohen thirrje publike vjetore për botimin e veprave letrare e të tjera, me financim nga Komuna e Ferizajt, vepra që do të marrin vlerësimin profesional nga komisionet profesionale të Klubit Letrar “De Rada”, për t’i ofruar lexuesve vepra cilësore e lehtësi krijuesve përmes botimit të veprave të tyre.