Sipas kësaj marrëveshje, Kolegji AAB do t’i ofroj komunës bashkëpunim dhe mbështetje akademike në hartimin e projekteve sociale, projekteve hulumtuese etj, ndërsa në anën tjetër komuna me kapacitetet e saja do të angazhoj një numër të studentëve për punë praktike në sektorin e mirëqenies sociale.
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Burim Karameta, ka thënë se kjo marrëveshje bashkëpunimi me këtë institucion arsimor po vije në kohën kur komuna është shumë e angazhuar në projektet e mirëqenies sociale. Karameta, ka shtuar se kjo ndihmesë në planin akademik dhe teknik është mese e nevojshme ngase plotëson nevojat tona.
"Marrëveshja specifikon fushat e bashkëpunimit në rrafshin social. Ne do ta shfrytëzojmë potencialin akademik të këtij institucioni për projektet tona. Ndërsa ndihmesa e jonë fokusohet në ofrimin e kapaciteteve tona për punë praktike të studentëve të shkencave sociale me qëllim të ngritjes profesionale të tyre", ka thënë Karameta.
Në anën tjetër, zyrtarët e këtij kolegjii kanë thënë se kjo marrëveshje hynë në kuadër të një bashkëpunimi që ky institucion i dijes i ka edhe me drejtoritë tjera. Medain Hashani, në cilësinë e drejtuesit të këtij kolegji në Ferizaj, ka vënë në dukje se në kuadër të këtij institucion funksionon drejtimi i përkujdesit social dhe me këtë është menduar që këta studentë krahas praktikës nëpër institucionet shkollore, në të njëjtën kohë edhe në programin për punë sociale të japin kontributin e tyre nga niveli akademik që mësojnë, në nivelin praktik. "Ne si institucion jemi duke i mbështetur dhe do t’i mbështesim të gjitha rastet sociale që studiojnë në Universitetin AAB, ata i kanë përqindjet e caktuara për studime në këtë universitet, po ashtu me kuadro do t’i mbështesim edhe në realizimin e të gjitha objektivave që dalin nga kjo drejtori. Ne kemi potencial të bollshëm akademik dhe teknik për t’i mbështetur të gjitha projektet e tyre", ka nënvizuar Medain Hashani.
Ky bashkëpunimi ndërinstitucional do të jetë pa kompensim material, gjë që e bënë edhe me serioze këtë marrëveshja kanë thënë akterët e saj.
"Kjo e tregon tërë seriozitetin e marrëveshjes që do të thotë se nuk bëhet fjalë për anën materiale por për aspektet humane", ka shtuar Hashani. Ndërsa drejtori i DSHMS, Burim Karameta, ka spikatur se ky bashkëpunim në fushën e projekteve do ta bëj edhe më të lehtë përfitimin e donacioneve nga organizatat e ndryshme.
Ndryshe, u bë e ditur se edhe më parë Qendra për Punë Sociale e Ferizajt ka pasur një bashkëpunim me këtë Universitet në fushën e hulumtimeve sociale.
Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka nënshkruar të enjten në Ferizaj një memorandum bashkëpunimi në fushën e politikave sociale me Kolegjin Universitar AAB.