
Kjo ceremoni organizohet pas ngritjes në detyrë të Komandantit të KDS-së në Ferizaj, Gjeneral brigade Enver Cikaqi.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin shumë personalitete nga Ferizaj dhe më gjerë. Nënkryetari Ferati, shprehu urimin për punë të mbarë drejtuesve të rinj të komandës dhe gatishmërinë e qeverisjes lokale, gjegjësisht të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu për bashkëpunim në mes Komunës së Ferizajt dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.