Ky aktivitet i mbajtur në Ferizaj
, është në kuadër të Fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, e cila do të zgjasë një muaj me aktivitete te ndryshme, me synim të ngritjes së vetëdijes së popullatës së gjerë lidhur me këtë fenomen
.
Gjatë fjalës së tyre, Koordinatori i KKSB-së Albion Sherifi dhe Zëvendës Ministri i MPB-së Blerim Gashani, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve relevante dhe qytetarët, për luftimin e kësaj dukurie negative.
Poashtu, u vlerësua lartë roli i Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi nëpër komuna për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore.