Për të parë nga afër fillimin e këtyre punimeve doli edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin.
Kjo rrugë u vlerësua si shumë e rëndësishme me vet faktin se është pjesë e unazës së jashtme të qytetit.
“Është mirë që ne në Ditën e Evropës, po vendosim standarde evropiane. Është një vendim që asnjë rrugë të mos asfaltohet nën gjashtë metra gjerësi, natyrisht aty ku lejojnë kushtet infrastrukture dhe ku nuk mund të shkaktohen pengesa të herë pas hershme. Kz standard do të vlejë jo vetëm për qytetin, por edhe për fshatrat sepse në një mënyre jeta po zhvillohet me të njëjtin ritëm sikurse edhe në qytet dhe është e nevojshme që infrastruktura të përmirësohet edhe në këto vendbanime veçanërisht në fshatrat e mëdha”, ka thënë kryetari Svarqa.
Përfaqësues të fshatit Zaskok thanë se ky projekt ka vlera shumë të mëdha, sepse më këtë po rregullohet infrastruktura e këtij fshati e cila ishte lënë pas dorë.
Vlera e këtij projekti kap shumën prej 191 mijë euro, mjete këto të buxhetit komunal, ndërsa ka një gjatësi mbi 2300 metra e gjata ndërsa me një gjerësi prej gjashtë metrash dhe do të ketë edhe trotuare për skaj rrugës. Projekti është dy vjeçar.
Këtë të shtunë në fshatin Zaskok filluan punimet për rregullimin e rrugës e cila lidh këtë fshat me fshatin Doganaj.