Në vitlindjen e Ferizajt, duke çmuar vlerat e kontributin e jashtëzakonshëm për shëndetësinë ferizajase, duke vlerësuar angazhimin e rezultatet domethënëse në fushën e shëndetësisë dhe menaxhimit institucional të saj, për personalitetin e dëshmuar profesional, ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT” për DR. BAHRI GOGA Për kontributin historik për shëndetësinë në Ferizaj, në përfaqësim të idealeve të larta të humanizmit e të atdhedashurisë.