Në vigjilje të 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, vizitova sot infermierët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, për t’i përgëzuar e falënderuar edhe në emër të gjithë ferizajasve në ditën e tyre, për shërbimin korrekt, kujdesin meritor, profesionalizmin e përkushtimin e lartë ndaj pacientëve, bashkëqytetarëve tonë në nevojë për ndihmë shëndetësore.Të gjithë infermierëve – Urime Dita Ndërkombëtare e Infermierisë!
