Banorët e këtij fshati, janë shprehur mirënjohës Komunës së Ferizajt, që po realizon një projekt jetik për ta.
“Kemi pasur nevojë shumë të madhe për rregullimin e rrugës. Më së shumti po bëhet mirë, për fëmijët të cilët ndjekin mësimin ne shkollën e fshatit. Problem më i madh ka qenë gjatë dimrit për shkak se bëhet baltë e madhe dhe rruga bëhet e pa kalueshme”, tha Sylejman Syla, kryetar i fshatit Sojeve.
Ndërkaq kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, me bashkëpunëtorët e tij nga afër ka inspektuar punimet që po bëhen në rregullimin e kësaj rruge. Ai tha se rregullimi i rrugës në lagjen Sylaj është shumë i rëndësishëm me vet faktin se lidhet me dy magjistralet ata Ferizaj –Gjilan dhe Ferizaj-Shkup.
“Po shfrytëzojmë kohën e mirë që po mbretëron në realizimin dhe përmbylljen e shumë projekteve që po bëhen gjatë këtij viti. Mendoj që viti 2016 do të jetë një vit tepër i rëndësishëm për të gjithë sepse Sojeva, gjithnjë e më shumë po bënë një infrastrukturë të kompletuar dhe po inkuadrohet në pjesë të ndryshme edhe të qytetit”, tha Svarqa, duke shtuar se kjo po bëhet edhe në kuadër të përmbylljes së mjeteve buxhetore dhe të kujdesit maksimal që këto mjete të planifikuara të shfrytëzohen ashtu sic janë planifikuar dhe mos të rrezikohen që të mbeten në suficit ose në bartjen e tyre.
Ky projekt, Komunës së Ferizajt, nga të hyrat vetanake do të kushtojë mbi 170 mijë euro, ndërkaq rruga do të jetë e gjerë 6 metra dhe mbi 1 kilometër e gjatë dhe do të jetë me të gjitha standardet e duhura.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, u zotua që do të bëjë edhe asfaltimin e një rruge për familjen e Muhamet Nebihut, i cili është person me nevoja të veçanta.
Në lagjen Sylaj të fshatit Sojeve këto ditë ka filluar të bëhet rregullimi i rrugës së këtij fshati.