Në këtë manifestim morri pjesë qindra qytetarë në mesin e tyre edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa më drejtorët e drejtorive komunale.
Për të kujtuar dhe nderuar veprën e këtyre dëshmorëve në emër të shkollës fillore të mesme të ulët “Abetarja” të pranishmit i ka përshëndetur drejtori Xhevdet Shabani.
Nga an tjetër i pari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka shprehur konsideratë të thellë për veprën sublime të pesë dëshmorëve të kësaj ane.
“Secili prej nesh e ka për nder që të shpreh konsideratat më të thella për veprën e tyre sublime dhe të trajtohen si pasuri kombëtare dhe jo e partive politike, sepse akti i tyre është shumë ma i lartë se sa interesat e partive politike, prandaj ne do të punojmë me përkushtim maksimal në nderimin e interesave të tyre”, ka thënë Svarqa.
Po ashtu u vunë edhe kurora të freskëta me lule plan lapidarit të dëshmorëve.
Këtë të martë në fshatin Softaj, u përkujtuan dëshmorët e kësaj treve në 15 vjetorin e rënës së tyre si dhe u shënua edhe dita e shkollës.