Në seancën e rregullt të Kuvendit komunal të Ferizajt, të enjten është debatuar puna e qeverisë lokale për vitin e kaluar.
Kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili, para këshilltarëve ka prezantuar raportin e punës së ekzekutivit komunal, duke përshkruar objektivat e arritura në këtë periudhë kohore.
“Objektivi kryesor i politikave tona menaxhuese konsiston në vazhdimin dhe respektimin e ligjshmërisë, rritjen e efikasitetit të administratës komunale, rritjen e nivelit të inkasimit të të hyrave vetjake, rritjen dhe absorbimin e grandeve qeveritare dhe donacioneve”, ka thënë Xhemaili, duke shtuar se 2009-ta konsiderohet si vit i sukseseve.
Ai ka shtuar se shpenzimi racional i buxhetit dhe ulja e shpenzimeve kanë qenë prioritetet e qeverisjes së tij.
Kryetari Xhemaili ka prezantuar shifra që flasin për inkasim të të hyrave vetanake, si rezultat i komunikimit me qytetarë, shpenzimin prej mbi 94 për qind të buxhetit, realizimin e projekteve nga donatorët në fusha me interes për qytetarë në funksion në rritjes së cilësisë së jetës.
“2009 ishte vit kur Ferizaj ishte vlerësuar si komuna më e suksesshme në respektimin e procedurave dhe normave”, ka nënvizuar Xhemaili.
Në fillim të debatit për punën e qeverisë komunale, opozita ka ngritur dilemën se a duhet votuar apo vetëm debatuar për raportin e punës, duke thënë se nëse vetëm debatohet, atëherë analiza e punës nuk do të kishte asnjë kuptim.
Kryesuesi i Kuvendit komunal Agim Aliu, duke iu referuar ligjit, ka thënë se një raporti i tillë duhet të diskutohet, por që nuk kërkon ndonjë votim, siç ngjante në Kuvendet e kaluara.
Kërkesës së Sahit Krasniqit nga LDD-ja për votim, i janë përgjigjur anëtarët nga radhët e pozitës. Xhavit Zariqi nga PDK-ja ka thënë se këtë raport e ka legjitimuar votuesi në zgjedhjet e kaluara dhe se askush nuk i frikësohet votimit, ndërsa vetë kryetari Xhemajli është përgjigjur se nuk do të dilte nga salla e mbledhjeve pa një votim të tij.
Anëtarët e Kuvendit kanë debatuar për raportin e secilës drejtori veç e veç, ndërsa drejtorët komunal kanë dhënë shpjegime të duhura për çështjet e ngritura nga anëtarët e Kuvendit apo shefat e grupimeve kuvendore.
Raporti i punës së ekzekutivit komunal per vitin 2009 u miratua me 20 vota pwr dhe 14 kunder .

“2009 ishte vit kur Ferizaj ishte vlerësuar si komuna më e suksesshme në respektimin e procedurave dhe normave”, ka nënvizuar Xhemaili, ai ka shtuar se shpenzimi racional i buxhetit dhe ulja e shpenzimeve kanë qenë prioritetet e qeverisjes së tij