
Fillimisht para kuvendarëve, kryetari i Ferizajt Bajrush Xhemaili ka prezantuar listën e projekteve që do të realizohen gjatë këtyre viteve, duke thënë se korniza përmban edhe listën e prioriteteve për tri vjet.
“Nuk do të ketë mjete për gjithë ato projekte që janë paraparë, por do të dakordohemi të realizojmë ato projekte që janë të interesit jetik për qytetarët”, ka thënë Xhemaili, duke lënë të hapur mundësinë se një numër i projekteve pas procesit të debateve me qytetarë, do të mund të pësojnë ndryshime të mëdha.
Në debatin që rrodhi më pas, anëtarët e Kuvendit Komunal folën për projektet që kanë zënë vend në këto lista, njëherësh dhanë propozimet e tyre, për të investuar në zona rurale, në disa prej vendbanimeve për të cilat thanë se kanë qenë deri më tash të harruara për shumë vjet nga pushteti.
Asfaltimi i rrugëve, kanalizimi, ujësjellësi, zhvillimi ekonomik,subvencionet në arsim, bujqësi, zhvillimi i turizmit, blegtorisë, ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, për riciklimin e mbeturinave, ndërtimi i rrugës transit për të lidhur mes vete aksin rrugor Ferizaj- Shtime me magjistralen Prishtinë-Shkup, kanë qenë disa nga propozimet e anëtarëve të Kuvendit, si nga radhët e opozitës ashtu edhe pozitës
Fillimisht para deputetëve, kryetari i Ferizajt Bajrush Xhemaili ka prezantuar listën e projekteve që do të realizohen gjatë këtyre viteve, duke thënë se korniza përmban edhe listën e prioriteteve për tri vjet.