Meqenëse kanë përfunduar punët në instalimet nëntokësore në këtë rruge dhe tani kane mbetur punimet finale në bazamentin e rrugës, si dhe largimin e shtyllave të tensionit të lartë, është e domosdoshme mbyllja e rrugës “Rexhep Bislimi” për dy javët e ardhshme në mënyrë që këto punë finale të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur.
Kërkojmë mirëkuptimin nga qytetaret që jetojnë dhe punojnë në këtë rrugë si dhe gjithë qytetarët që qarkullojnë në këtë rrugë në baza ditore për këtë ndërprerje dy javore të qarkullimit, krejt kjo në të mirë të sigurisë së qytetarëve dhe përfundimit më të shpejte të punimeve në rrugën “Rexhep Bislimi”. Qytetarët ferizajas për dy javë nuk do të kenë mundësi që me automjetet e tyre të kalojnë në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.