Kanë filluar punimet e fazës së parë për rregullimin e “Parkut të Lirisë”, në Ferizaj. Premtimet për rregullimin e “Parkut të Lirisë” në periferi të Ferizajt jo larg “Varrezave të Dëshmorëve” kishin filluar qysh para më shumë se 4 viteve, nga ish pushteti i më hershëm kur ishte shpallur edhe zyrtarisht hapësira në fjalë si park, mirëpo më tej nuk lëvizi as guri nga vendiTani, hapësirën e këtij parku pushteti aktual i Ferizajt e sheh si një hapësirë të integruar që do ti shërbej rekreacionit të qytetarëve ferizajas. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, ka thënë se ka kënaqësinë që t’i informojë qytetarët, se po fillon një projekt i cili kaherë ju ka nevojitur Ferizajt. “Ky projekt do të lakmohet nga të gjithë, një park rekreativ për të cilin ne do të investojmë në dy faza”.Në fazën e parë të rregullimit të parkut do të përfshihen disa shtigje, të cilat do të shfrytëzohen për shetitje apo edhe për veprimtari sportive, ulëset, ndriqimi dhe vendosja e disa minikontinierave. Edhe Ardian Ferizi, drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim ka thënë se faza e dytë do të fillon vitin e ardhshëm, ku do të jetë edhe përfundimi i të gjitha shtigjeve dhe lidhja e rrugës me qytet. “Ajo çka planifikohet për vitin e ardhshëm edhe një shteg i cili do të lidhet nga rrethrrotullimi i madh i qytetit, e do të vazhdon deri në park. Me këtë qytetarët do ta kenë mundësinë që këtu të vijnë edhe në këmbë”.Me rregullimin e Planit Lokal për Mbrojtjen e Mjedisit i cili është aprovuar edhe nga Kuvendi Komunal i Ferizajt, Minir Hagjimusa-ekolog, ka thënë se i janë dhënë prioritet hapësirave gjelbëruese. “Ndërtimi i parkut kaherë ishte edhe iniciativë e qytetarëve për realizimin e këtij projekti”, ka thënë Haxhimusa. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, ka thënë se ka kënaqësinë që t’i informojë qytetarët, se po fillon një projekt i cili kaherë ju ka nevojitur Ferizajt. “Ky projekt do të lakmohet nga të gjithë, një park rekreativ për të cilin ne do të investojmë në dy faza”.