Kryetari i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani u shpreh se panairi ku disa kompani kosovare ekspozuan produktet e tyre është një mundësi e mirë për të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës, e sidomos për studentët që studion ekonominë.
Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa tha se Ferizaj do të bëhet edhe më i rëndësishëm me zhvillimin e veprimtarisë prodhuese.
“Ne do të vëmë në dispozicion të gjithë infrastrukturën tonë për ta zhvilluar këtë qytet, për të punuar bashkë dhe për të prodhuar prodhime vendore, të cilat do të jenë konkurrente jo vetëm në tregun e Kosovës dhe të rajonit, por edhe në tregun evropian”, tha kryetari Muharrem Svarqa.
Në këtë panair pjesëmarrëse ishin edhe bizneset ferizajas rreth 18 prej tyre me prodhimet e tyre të veçanta.
I pranishëm në ceremoninë e hapjes së këtij panairi ishte kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Ai u uroi përvjetorin e shtatë të pavarësisë së Kosovës të gjithë qytetarëve të Kosovës veçanërisht rinisë, duke u sugjeruar më shumë guxim dhe inkurajim për të qenë bashkë në zhvillimin e shtetit.
E, kryetari i Odës ekonomike, Safet Gërxhaliu tha se “vula e funksionit të shtetit është vula ekonomike”.
70 biznese të Kosovës, pjesëmarrëse në këtë panair, ofruan produkte nga më të ndryshmet.
Për nder të 7 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, u hap panairi “Republika ime”, i organizuar nga studentët e Universitetit të Prishtinës, Evropianët e Rinj të Kosovës si dhe nga Komuna e Ferizajt, përkatësisht nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik .