Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka dhënë betimin të premtën, para anëtarëve të parlamentit lokal, ndërsa në këtë akt ceremonie merrnin pjesë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Ferizaj, anëtarë të kabinetit qeveritar, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, përfaqësues të komunitetit fetar, të mekanizmave ndërkombëtarë civil e ushtarak dhe tjerë, atyre të sigurisë vendore, shoqërisë civile dhe tjerë.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës, Besim Zymberi ka shprehur bindjen se qytetarët e Ferizajt janë përcaktuar me votë për kandidatin më të arsyeshëm që energjinë e tij dhe kreativitetin do ta vë në shërbim të qytetarëve të Ferizajt.
Nuk është vetëm vlerësim i yni, se në të gjitha segmentet e këtij koncepti, Ferizaj ka njohur e prekur ndryshime cilësore dhe inkurajuese, jo vetëm për të sotmen, por edhe për të ardhmen. Janë bërë hapa të ndjeshëm në rritjen e buxhetit komunal, në reformimin e administratës e sistemit arsimor e shëndetësor si dhe janë realizuar shumë vepra publike, të cilat janë vlerësuar jo vetëm për sasinë, por më shumë për cilësinë e destinimit të tyre.
Veprat publike në fushën mjedisore, ato në komunikimin rrugor si dhe përplotësimi infarstrukturës nëntokësore, kanë krijuar një mentalitet efektiv të qeverisjes, duke ndryshuar cilësisht jo vetëm pamjen e qytetit e të fshatrave përreth, por edhe duke krijuar për herë të parë pas shumë vjetësh, linjat funksionale të sistemit tone publik, administrativ e qytetar. Ishte moto e qeverisjes, e cila edhe u realizua apo është në realizim e sipër, që investimet publike, nëpërmjet ndërtimit të veprave publike, të tranformohen nga niveli ekzistencial, në një nivel strategjik, koncept ky tashmë i instaluar në mentalitetin tonë qeverisës.
Natyrisht, kur përmendëm vazhdimësinë e konceptit qeverisës, nënkuptojmë edhe bartësin kryesor të tij. Dhe, me vullnetin e qytetarëve të Ferizajt, dy herë radhazi i ishte besuar mandati i ndryshimeve dhe i vazhdimësisë së traditës së virtytshme ferizajase, kryetarit të deri parakohshëm të Komunës, z. Bajrush Xhemaili, i cili ishte bartës i konceptit të qeverisjes funksionale dhe efektive në katër vjetët e fundit. Më lejoni, që në emrin tim, në emrin tuaj dhe të qytetarëve ferizajas, të shpreh edhe një herë vlerësimin dhe mirënjohjen për angazhimin, energjinë, përkushtimin e dhe pozitivizmin e treguar nga kryetari Xhemaili, në mision të transformimeve esenciale në Komunë, të cilat kanë ndryshuar cilësisht jetën e qytetarit tonë.
Personalisht, jam i lumtur që edhe në këtë faze të ushtrimit të detyrave të kryetarit, në mungesën formale të tij, bashkë me drejtorët e komunës dhe stafin tjetër të administratës komunale, kemi dhënë shembullin e vazhdimësisë së qeverisjes funksionale dhe efektive. Le të jetë kjo një dëshmi se tradita ferizajase, tashmë ka nivelin e përballjes së sukseshme me cfarëdo sfide që paraqitet, bashkë me urtësinë për tejkalim të sukseshëm të tyre.
Sot, i dorëzojmë kryetarit t zgjedhur të Komunës, z. Aliu detyrën e re. Duke njohur tiparet e tij identitare, kulturën e tij, mundësitë e tij, aftësinë dhe gatishmërinë për punë ekipore dhe partneritet me të gjithë, jemi të bindur qytatari ferizajas, ka bërë zgjedhjen e arsyeshme, e cila do të jetë në funksion të adresimit të kërkesave të tij, me qëllim të zgjidhjes apo marrjes së përgjigjeve përkatëse. Jemi të bindur se z. Aliu, në mandatin e tij jo të plotë, jo vetëm që do të garantojë vazhdimësinë e suksesit të konceptit aktual qeverisës, por, do të ketë energjinë dhe kreativitetin që ta avancojë këtë koncept, krejt në shërbim të bashkëqytetarëve të tij. Qytetarët i dhanë besimin z. Aliu, ndërsa ne do ta mbështesim fuqimisht në platformën e tij programore, tashmë të njohur për të gjithë. Le të më lejohet që në fund, në emër edhe të krytarit Xhemaili, në emrin tim personal dhe në emër të drejtorëve të Komunës, t`i falënderoj të gjithë qytetarët, Kuvendin e Komunës, forcat politike, shoqërinë civile, median, Qeverinë tonë qendrore dhe partnerët ndërkombëtarë, për bashkëpunimin, nga i cili kemi fituar të gjithë si dhe kemi krijuar përvojën dhe motivin për t`u përballë edhe me sfidat në të ardhmen, të cilat nuk do të jenë të vogla dhe të lehta.
I nderuar kryetar i Komunës, z. Aliu, më lejoni t`ju uroj detyrën e re, i bindur se do ta respektoni besimin e qytetarëve dhe dhe do ta përfaqësoni idenë e tyrë të qytetarisë denjësisht! Suksese e arritje të reja! Ju falemnderit!
Besim Zymberi, nënkryetar Komune, UD i Detyrës së Kryetarit
Ferizaj, 8 qershor 2012
Para dhënies së betimit, Agim Aliu ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së. Për këtë, tha se ka shkuar të riprek edhe një herë ëndrrën e tyre për lirinë tonë, duke thënë se ka ndier edhe një herë thirrjen e tyre që të punohet për një jetë më të mirë të brezit të cilit i takojmë ne dhe ndërtimit të shtigjeve për një jetë edhe më të mirë, për brezat që do të vijnë