Të jep ndjesi të veçantë të shohësh zhvillimin e përditshëm të qytetit e fshatrave, me standarde kaherë të kërkuara të punës. Edhe Nikadinit po i shtojmë një vepër madhore të infrastrukturës, përmes nënkalimit, që sa i jep hijeshi e funksionalitet asaj pjese, po kaq i jep siguri e qarkullim të lehtë gjithë frekuentuesve e banorëve të kësaj zone.
Sot, nisi asfaltimi i nënkalimit në Nikadin, për t’u kompletuar tërësisht, së shpejti.