Baca Zeqir, diplomoi më 1974 në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Suboticë, duke qenë inxhinieri i parë i ndërtimtarisë në Ferizaj, për të vijuar me punën e kontributin e tij, më 1974 si udhëheqës i shërbimit teknik në Moravën e Binçës – Komuna e Gjilanit, më 1978 zëvendësdrejtor i BVI për banim dhe infrastrukturë në Ferizaj, për tri vite më 1982 – drejtor i Urbanizmit në Komunën e Ferizajt, më 1985-1986 – drejtor i ndërmarrjes ndërtimore “Trajko Grkovic” deri më 1990 kur e larguan nga puna, rrjedhimisht edhe nga pozita e drejtorit të ndërmarrjes, më 1999 bashkëthemelues me Skender Haxhimusën dhe Fevzi Mehmetin i ndërmarrjes ndërtimore “Mustafë Goga” ku punoi në detyrën e udhëheqësit të shërbimit teknik deri më 2006 kur u privatizua, gjersa në vitet pasrendëse punoi menaxher në kompani ndërtimore dhe infrastrukturore gjer më 2014 kur u pensionua, pa lënë anash faktin se më 1974-’78 dhe 1982-’85 ishte profesor i ndërtimtarisë në shkollën e mesme teknike të Ferizajt, vlera këto të çmuara gjerësisht.