Temë diskutimi ishte lufta për parandalimin e dhunës në familje dhe në baza gjinore.
Në takimin pritës dhe informues ishin, Major z. Muhamet Jahiri nga sektori i hetimeve për krime të rënda, zëdhënësi i Policisë së Kosovës z. Kanun Veseli, si dhe Selvete Gurgurovci hetuese e njësisë së dhunës në familje.
Takimi ishte i hapur, diskutimet përfshinën shpërndarjen e informacioneve statistikore dhe trajtimin e ngjarjeve, duke shkëmbyer ide për parandalimin e kësaj dukuri që po na preokopon si shoqëri dhe si bartës të instutucioneve komunale.
Grupi i grave është nda nga ky takim me premtim për bashkëpunim të vazhdueshëm në aktivitetet për parandalimin e dhunës në familje dhe në baza gjinore.