Në Komunën e Ferizajt, përgatitjet për të mbjellurat vjeshtore pothuajse kanë përfunduar, e në disa zona tashmë kanë filluar edhe të mbjellurat vjeshtore. Sipas Drejtoritë të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Safit Halilit, sipërfaqet e mbjellura në komunë tonë kanë shënuar ngritje nga viti në vit. Ai ka thënë se sipërfaqja e planifikuar për mbjellje këtë vit me kultura të ndryshme bujqësore arrin mbi 5 mijë hektarë.
“Të reshurat janë të mjaftueshme, por ka mundësi në disa pjesë siç janë kodrinore pak a shumë mund të ketë vështërsi, por megjithatë çdo ditë kemi reshje dhe ato janë të mjaftueshme”, tha Halili.
Është bërë e ditur se fermerët ferizajas edhe kësaj here do të jenë përfitues të subvencioneve që ndan Komuna, por edhe Ministria e Bujqësisë.
“Edhe këtë vit ne planifikojmë që fermerët t’i subvencjonojm, sidomos me mbrojtjen e bimës së grurit me herbicide”, ka thënë Halili.
U bë ditur se sivjet në Komunën e Ferizajt, të mbjellurat vjehstore janë kryesisht në grurë, elb dhe bimë forogjene.
Në Drejtorinë Komunale të Bujqësisë në Ferizaj, kanë filluar përgatitet për mbjelljet vjeshtore.