Të nderuara familje të dëshmorëve, përfaqësues të institucioneve qendrore, anëtarë të Kuvendit dhe ekzekutivit të Komunës, veteranë e invalidë të luftës, përfaqësues të bashkësive fetare, përfaqësues të institucioneve lokale, miq ndërkombëtarë, të dashur bashkëqytetarë
Ishte nje ditë shumë e ftohet dita e 17 shkurtit të vitit 2008. Ishte nje ftohtësi, e cila na përkujtonte mbase ditën e fundit të ëndrrës sonë të ngrirë shekullore, e cila nisi të shkrihej dhe të shndërrohej në një gurrë të formësimit të virtytit të lirisë.
Kosova, ky territor i rëndësishëm i gjeografisë natyrale shqiptare, u bashkua atëbotë me përpjekjet e finalizuara të qindra pupujve të botës, duke u bërë shtiza domethenëse e një flamuri të munguar në hartën e shteteve të pavarura e të lira.
Deri më 17 shkurt të vitit 2008, populli ynë përballej me mbijetesën sociohistorike. Shpeshhere gjendej nën vrullin e rrëmbyeshëm e shfarosës të ambicieve barbare të armiqve shekullore. Dhe, detyrimisht, prioritet të vetëm kishte-lirinë dhe vetëm lirinë. Nuk mund t`i jepte vetes luksin tëndërtonte agjenda dhe të ngatërronte energjinë e tij në tavolina kompromisesh.
Sot, dy vjetë pas, populli ynë, ka shumë prioritete. Dhe, po tregohemi shumë të pjekur dhe shumë syqelë, në renditjen dhe realizimin e tyre. E kemi të qartë, se kemi fituar lirinë, duke qenë të motivuar nga ajo. Po ndërtojmë demokracinë, duke qenë të motivuar nga vlerat e saja, të dëshmuara në jetën e kombeve të qytetëruara euroatlantike. Dhe, jemi të sigurtë, se në të ardhmen e shpejtë, edhe vetë do të jemi motivues të vlerave të tilla për të tjerët.
Nuk kemi harruar dhe nuk do ta harrojmë kurrë rrugën nëpër të cilën kemi ecur.
Motivohemi nga respekti e përulja për të gjithë brezat , që me vetëflijimin e tyre, neve, si gjeneratë, na krijuan madhështinë e të përjetuarit të aktit sublim të kurorëzimit të një pjese të rëndësishme të synimeve tona historike. Nuk harrojmë, se 11 vjetë më parë, anekënd Kosovës , gjaku i dëshmorëve të UCK-së, po binte si farë, prej të cilës mbiu dhe u rrit bima e shëndetshmë e lirisë e pavarësisë.
Sa here ndezim fanarë në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ne shohim idealet tona kombëtare e qytetare, të cilat lidhen fort në ecjen madhështore të shekujve, duke na përkujtuar, se emri ynë i djeshëm dhe i nesërm, për botën e qytetëruar ishte dhe do të jetë-përmbajtja më besnike e idesë dhe konceptit tëlirisë.
Jemi edhe sot së bashku me heroizmin dhe plagët e luftëtarëve tanë; me klithjen luftarake të nënave, motrave e grave të dhunuara; me thirrjen pathyeshme të bashkëkombasve tanë nga burgjet e kampet serbe të përqëndrimit; me qetësinë fitimtare të martirëve tanë; me djersën dhe mundin e veprimtarëve tanë;
Nuk harrojme, se si popull, kemi qenë kurdohere ushtarë besnikë të Gardës së Skënderbeut; dhe, nuk harrojmë, se pavarësia e Kosovës, është një arritje e madhe, e cila, po ashtu hap rrugën epakthyeshme të integrimeve të reja brenda dhe ndërkombëtare.
Sot, Kosova kremton. Dhe, si popull, edhe festat i kthejmë në zotime. Sepse, e dime, se arritjet tona, na përcjellin edhe me sfidat e rënda që na p resin edhe më tutje. Tashmë e dimë se çfarë kërkohet nga ne dhe jemi në rrugë të mirë që t`i realizojmë objektivat, më shpejtë nga ç`mund tëpandehin të tjerët.
Jemi të bindur se miqtë ndërkombëtarë, që na u gjetën në momentet më të rënda, do të vazhdojnë të na mbështesin edhe në proceset e konsolidimit të shtetësisë sonë. Ne kujtojmë me respekt kontributin e tyre në pavarësimin e shtetit tonë.
Komuna e Ferizajt, në dy vjetët e pavarësisë, është sjellur dhe ka vepruar me përgjegjshmëri të madhe. Jemi tëlumtur për unitetin funksional, institucional dhe politik brenda Komunës, në sendërtimin e të gjitha obligimeve që na dalin para bashkëqytetarëve tanë. Jemi një Komunë, e cila është vlerësuar si prijëse në respektimin e të gjitha standardeve ligjore e demokratike, qoftë në vendimarrje apo në zbatim të projekteve zhvillimore.
Por, në preokupimet tona, janë pashmangshëm edhe shqetësime të shumta, të cilat duhet të zgjidhen. Jemi tëvetëdijshëm se kemi sot njerëz pa kulm mbi koke, të papunë, apo edhe një ekonomi e cila prêt të konsolidohet. Por, jemi po ashtu shumë të vendosur që të rrisim ritmin e angazhimeve, në mënyrë që shqetësimet aktuale të marrin zgjidhjet e merituara, me synimin që komuna jonë të jetë një komunë elitare. Ne besojmë se potencialet tona janë të gatshme që të aktivizohen, deri në përmbushjen e objektivave zhvillimorë.
Prandaj, ne nuk gjejmë një ditë më motivuese së kjo e sotmja, që ta deklarojmë edhe një herë zotimin, se do të japim githçka nga vetja, që Komuna dhe shteti ynë, në një të ardhme të shpejtë, të renditen nëmënyrë dinjitoze në sofrën e vlerave të dëshmuara demokratike të botës.
Vlerësim për të gjithë ata që dhanë gjakun, djersën e mundin e tyre për pavarësinë e Kosovës. Lavdi Dëshmorëve të Kombit…
Ju falemnderit
17 shkurt 2010
Bajrush Xhemaili
Normal
0
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;}
Ishte nje ditë shumë e ftohet dita e 17 shkurtit të vitit 2008. Ishte nje ftohtësi, e cila na përkujtonte mbase ditën e fundit të ëndrrës sonë të ngrirë shekullore, e cila nisi të shkrihej dhe të shndërrohej në një gurrë të formësimit të virtytit të lirisë.