Zyrtarë të Drejtorisë K
Në Komunnë e Ferizaj, me grur kanë qenë të mbjellura mbi 4780 hektarë, nga to 40 hektarë thekër dhe 60 hektarë elb, por kjo shifër e sipërfaqes, sipas drejtorit Halilit, është edhe më e madhe, pasi që kjo shifër është nga Ministria e Bujqësisë, ku fermerët e vegjël nuk janë futur në listë.
Sikurse edhe vitet e kaluara, edhe gjatë këtij viti Ministria e Bujqësisë, ka subvencionuar edhe fermerët e Komunës së Ferizajt, konkretisht autokombajnat me derivate të naftës . “Sa i takon sasisë së kombajnerëve, shuma është e definuar, e cila është 100 euro për hektarë”, ka thënë Halili.
Për fushatën e korrje-shirjeve në Komunën e Ferizajt janë angazhuar mbi 80 autokombajna.
Fushata e korrje- shirjeve në komunën e Ferizajt, ka filluar gjatë kësaj jave. Kështu bëjnë të ditur zyrtarë të Drejtorisë komunale të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Ferizaj.