Të dielën në fshatin Komogllavë, në lagjen Tafali u bë zbulimi i lapidarit për martirin e lirisë Naip Nebihu. Në këtë manifestim morën pjesë qindra qytetarë për të nderuar jetën dhe veprën e tij.
Me këtë rast kryetari i komunës, Muharrem Svarqa, është shprehur si tejet i nderuari që morri pjesë në zbulimin e lapidarit të këtij martiri i cili në rrethana të pa sqaruara dhunshëm u detyrua që të flijohet për këtë liri.
" Këtë pranverë në Komunën e Ferizajt janë ngritur lapidarë e përmendore për dëshmorët, martirët e atdhetarët, si rrallëherë tjetër. Kjo është dëshmi e qartë e përkushtimit të ferizajasve, për të çmuar, valorizuar e forcuar vlerat e luftës, të sakrificës e të përkushtimit për liri e pavarësi, për dinjitet dhe të drejta kombëtare e njerëzore. Duke ngritur lapidarë, buste e përmendore, ne e forcojmë kujtesën kolektive e individuale, për flijimet, investimet dhe për tërë ata burra e gra, të rinj e të reja, që u sakrifikuan për ditët e sotme, që të jetojmë të lirë e të pavarur dhe ta ndërtojmë vendin tonë sipas idealeve më pozitive. Por, a po e ndërtojmë vërtet vendin tonë sipas idealeve që patën ata që nuk arritën të jetojnë deri sot? Këtë pyetje duhet t’ia bëjmë sa më shpesh vetes, në mënyrë që të jemi më të vetëdijshëm për rrugën që kemi marrë drejt të sotmes dhe të ardhmes. Jemi në fushatë zgjedhore dhe nuk dua që flijimi sublim i dëshmorëve, i martirëve dhe i atdhetarëve, të përdoret në këtë kontekst, për qëllime ditore. Sepse vepra e tyre është shumë më e madhe se sa interesat e një partie ose të një subjekti politik”, ka thënë kryetari Svarqa, duke thënë se vepra e dëshmorëve, martirëve dhe e atdhetarëve, të jetë udhërrëfyes për ne, për jetë të jetëve.
Të pranishmit në këtë manifestim në emer të familjes i ka përshëndtur vajza e martirit Bukurije Nebihu.
"Ky lapidar nderon eshtrat e babit tonë si dhe familjen e tij, lagjen tonë dhe gjithë fshatin. E them këtë pasiqë ky lapidar do të mbetet dëshmi për luftën gjenocidin, si dhe terrorin që ushtroi pushtuesi serb mbi popullin e pafajshëm paqedashës për popullin shqiptar. Po ashtu ky lapidar do të shërbej si frymëzim për gjeneratat e ardhme që e kaluara jonë e hidhur të mos harrohet si dhe si e tillë ajo të mos përsëritet kurr", tha vajza e martirit Bukurije Nebihu.
Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur edhe veprimtari i cështjës kombatre nga fshati Komogllavë Emrush Xhemajli. elaboroi një historik të shkurtër familjes së Naipit. Ai tha se veprimtaria patriotike e familjes Nebihi ka një histori të hershme afro 230 vjeçare. Kjo familje, sipas tij ka qenë e infiltruar direkt në rezistencën për liri dhe demokraci në vitet e 80’-ta, 90’-ta dhe viteve të fundit 99’.
“E ndjej një dhimbje të thellë kur ndodhem para lapidarit, dhe kur mendoj se ai sot nuk gjendet në mesin tonë, por kur mendoj se ai ka dhënë jetën për lirinë e shtetit të Kosovës më bën të ndihem krenar. Familja Nebihi njihet si një familje patriotike e cila i ka kontribuar shumë shtetit të Kosovës duke i dhënë një dëshmor për të gëzuar të sotmen liri”. Më pas ai foli edhe rreth ndihmës që fshati Komogllavë i ka ofruar çlirimit të shtetit të Kosovës duke i dhënë një dëshmorë dhe 30 ushtarë të UÇK-së.
U bë e ditur se tash e tutje rruga ku gjendet u vendos lapidari i martirtë do të mbaj emrin NAip Nebihu.
Kryetari Svarqa me bashkëpunëtorët e tij është përkulur edhe para lapidarit të martirit Blerim Berisha nga fshati Gurëz.
Shpalosjen e këtij lapidari e beri kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa me familjarët e e martirit Naip Nebihu.