
Me një ceremoni ushtarake sot u bë ndërrimi i Komandës së Grupit Luftarak Shumëkombësh-Lindje ndërmjet kolonelit Ros L Gammon dhe kolonelit Corwin J. Lusk
Ndërkaq Komandanti i KFOR-it gjeneral major Giovanni Fungo lavdëroj punën e komandantit të deritashëm Ros L Gammon për të arriturat në fushën e sigurisë.
Është ky rotacioni i radhës që ka arritur në kampin Bondsteel që nga viti 1999.
Në kampin e forcave amerikane në Bondsteel të Sojevës, këtë të shtunë u bë ndërrimi i komandës në Grupin Luftarak shumëkombësh Lindje. Në këtë ceremoni të ndërrimit të komandës ishte i pranishëm komandanti i përgjithshëm i KFOR-it në Kosovë gjeneral major Giovanni Fungo, përfaqësues të qeverisë së Republikës së Kosovës, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa si dhe kryetar të tjerë të komunave të Kosovës.