Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, është shprehur se rregullimi i këtij trotuari është i një rëndësie të veçantë për faktin se në këtë rrugë ndjekin mësimet edhe shumë nxënës.”Vërtet ju si banorë të kësaj anë do ta kenë më të lehtë jetën me rregullimin e trotuarit, por edhe me rregullimin e oborrit të shkollës, që Caritasi i Luksemburgut e ka bë rë në mënyrë vullnetare”, është shprehur Xhemaili, ndërsa ka falënderuar qeverinë e Luksmeburgut që vazhdimisht po ndihmonë komunën e Ferizajt.
Ndërsa, përfaqësuesi i qeverisë s Luksmburgut Pier Weber, ka thënë se ndjehet mjaft mirë para nxënësve të shkollës fillore”Naim Frashëri” në Zaskok.”Sot është një ditë e lumtur, se po përurojmë projektin e trotuarit të këtij fshati”, tha Weber.Kurse drejtori i shkollës fillore” Naim Frashëri” në Zaskok, Basri Hasani, ka thënë se ajo çka e bënë me të veçanta dhe më unikate në Kosovës shkollën e këtij fshati , është fakti që në këtë shkollë mësojnë 10 përqind e nxënësve janë ashkali.”Këta nxënës ndjekin mësimet në këtë shkollë dhe ne ndjehemi mirë që këta nxënës janë mirë të integruar dhe kjo është arritur me një angazhim permanent të personelit arsimor”, ka thënë Hasani, ndërsa ka falënderuar Caritasin e Luksmeburgut, për projektin e trotuarit që ka bërë në këtë fshat.
Një falënderim të tillë e ka bërë edhe përfaqësuesi i ashkalinjëve Asallan Bajrami, duke theksuar se ky projekt ka rëndësi tepër të madhe.
U bë e ditur se vlera e këtij projekti kap shumën rreth 60 mijë euro, ndërsa gjatësia është rreth 2700 metra katror.
Në këtë përurim morri pjesë edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, drejtori i Drejtorisë së Planifikimit, Zhvillimit dhe Rindërtimit Ardian Ferizi, përfaqësues të Caritasit të Luksmeburgut si dhe qytetarë të shumtë .