Kryetari i komunës së Ferizajt Bajrush Xhemaili , theksoi se mungesa e nënkalimit në qytetin e Ferizajt ka qenë njëra nga ankesat më të shpeshta të qytetarëve, OJQ-ve dhe mediave në raport me pushtetin lokal, për shkak të rrezikut të vazhdueshëm nga aksidentet. Por qytetarët ferizajas e tashmë e kanë mirëpritur projektin e nënkalimit tek hekurudha në Ferizaj."Përuruam këtë nënkalim i cili ka lehtësuar dhe po u lëhtëson jetën qytetarëve dhe po elimionohet rreziku që ka qenë permanent në këtë vend.Siç dihet në Ferizaj mesatarisht janë mbytur një ose 2 njerëz në vit dhe tani kjo mundësi është zvogluar për faktin se kemi bërë edhe mbrojtjën se i përket sigurisë"është shprehur i pari i qyteit të Ferizajt Bajrush Xhemaili, ndërkaq ka falenderuar ministrin Limaj për mbështetjën që i ka dhënë qytetit të Ferizajt. "Kjo ka qenë një vepër që i është dashur qytetit të Ferizajt , por edhe e ka zbukuruar në mënyrë të konisderueshme qytetin tonë"është shprehur Xhemaili.
Ndersa ministri në dorëheqje i Post Telekomunikacionit të Kosovës Fatmir Limaj, është shprehur se ky nënkalim është bërë në bazë të standardeve evropiane dhe ka një rëndësi shumë të madhe për komunën e Ferizajt."Ne këtu nuk kemi bërë një investim për të krijuar lehtësira për qytetarët në mënyrë që të kalojnë nga një pjesë e qyteti në pjesën tjetër .Nuk kemi bërë vetëm një projket por edhe shumë projkete të tjera, kjo është për të ardhmën e qytetarëve të Kosovës, por edhe të qytetarëve të Ferizajt, dhe këtu është parë edhe mënyra se si duhet të punohet "është shprehur Limaj. Ndryshe, ky projekt kap vlerën prej 324 mijë eurosh.
"Kjo ka qenë një vepër që i është dashur qytetit të Ferizajt , por edhe e ka zbukuruar në mënyrë të konisderueshme qytetin tonë"është shprehur Kryetari i komunës së Ferizajt Bajrush Xhemaili.