Çdo kontribut për mbrojtjen e mjedisit paraqet një kontribut për të ardhmen tonë dhe brezit që do të vijë pas.
Me ketë rast edhe në Ferizaj u shënua dita botërore e tokës, kryetari i komunës z.Bajrush Xhemaili theksoi se ne si komunë së bashku me ndërmarrjen ,,Pastërtia ‘’ jemi duke u mundur që të kemi një ambient sa më të pastër, jemi duke e bërë atë që neve na takon në mirëmbajtjen e tokës së komunës tonë, ne kemi synim që jo vetëm këtë ditë të festojmë dhe të bëjmë diçka por edhe 365 ditë tjera do të bëjmë për qytetin tonë, konsideroj se ashtë një gjendje e kënaqshme, por un ju bëj apel gjithë qytetarëve që të kontribuojnë për një ambient më të pastër, që të mos i dëmtojmë lulet, drunjtë, etj.
Ne sot do të shënojmë edhe deponinë e fundit të bërllokut në qytet, ne si ndërmarrje e pastërtisë po mundohemi për eliminimin e dukurive të egra, unë dua të i falënderoj organizata jo qeveritare për organizimin e kësaj dite theksoi Gazmend Bytyqi drejtor i ndërmarrjes ,, Pastërtia’’
Po sot kryetari i komunës vizitoj edhe shkollën e Bujqësisë ku nga afër përcjelli punimet ne oborrin e kësaj shkolle dhe seren e ndërtuar nga nxënësit e kësaj shkolle
Synimi është që jo vetëm këtë ditë të festojmë dhe të bëjmë diçka por edhe 365 ditë tjera do të bëjmë për qytetin tonë theksoi Bajrush Xhemaili kryetar i komunës së Ferizajt