Zyrtar nga enti i statistikave të Kosovës ,të martën kanë filluar trajnimin e komisioneve lokale për komunat e këtij rajoni Ferizaj, Kaqanik ,Hani i Elezit, Shtime, dhe Shtërpce ,rreth regjistrimit të popullatës,ekonomive familjare dhe pronave,proces i cili pritet të zhvillohet gjatë prillit në gjithë Kosovën. Mustaf Grainca ,anëtar i komisionit lokal të regjistrimit në Ferizaj,bëri të njohur se Kryetari i Komunës tash ka caktuar stafin e nevojshëm administrative i cili do të merret me këtë proces.Pjesë e këtij komisioni janë nga drejtorët e dikastereve lokale,përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë të ndryshëm,të cilët në bashkëpunim me institucionet qendrore do ti kryejnë trajnimet e nevojshme dhe pastaj do ta marrin përgjegjësinë të organizojnë dhe zbatojnë regjistrimin e popullatës dhe ekonomive familjare në komunën e Ferizajt ka thënë Grainca,i cili tha se ndërkohë,sipas instruksioneve nga Prishtina,do të kompletohet lista e regjistruesve në teren,ashtu si dhe numri i nevojshëm i kontrollorëve që monitorojnë punën në qarqet regjistruese.
Është përkujtuar të jetë ky regjistrimi i pare i popullsisë dhe ekonomive familjare në 30 vjetët e fundit në Kosovë.
Mustaf Grainca ,anëtar i komisionit lokal të regjistrimit në Ferizaj,bëri të njohur se Kryetari i Komunës tash ka caktuar stafin e nevojshëm administrative i cili do të merret me këtë proces.