Nga data 17 deri më 21 nëntori në Ferizaj, do të mbahet festivali i filmit “Hynesha në forn”. Për këtë festival tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura , i cili do mbahet për herë të parë në qytetin tonë. Sipas drejtorit të Drejtorisë Komunale të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Naim Feratit, gjatë këtyre ditëve do të ketë mundësi të ndjek një numër të madh filmash.”Do të kenë mundësi të ndjekin nëntë filma të zhanreve të ndryshme në dy termi në atë 17:30 dhe në orën 20:00”, ka thënë drejtori Ferati duke shtuar se ky festival ka karkter garues, ku do të ndahen edhe çmimet në këtë festival.” Organizatori ka paraparë që të ndahen këto çmime roli kryesor për aktorin më të mirë, roli kryesore për aktoren më të mirë, rolin episodik, regjia më e mirë, filmi më i mirë, çmimi i festivalit, dokumentari më i mirë, çmimi i kinemasë të së ardhmes dhe çmimi për veprën jetësore që ndahet çdo vit”, ka thënë drejtori Ferati.
Jurinë e këtij festivali do të përbëjnë emra të mëdha të artit siç janë: Ekrem Sopi, Naser Gjinovci, Ymer Mushkolaj, Enver Petrovci dhe Zethane Gimolli. Në festivalin “Hynesha në fron” do të garojnë filma nga Franaca, Turqia, Bosnja, Shqipëria, Maqedonia,ndërsa një natë do të jenë edhe një natë me kinemanë e së ardhmes ku do të shfaqen një numër i filmave te metrazhit të shkurtër të regjisorëve të rinj nga Kosova. U bë e ditur se filmat deri më tash ende nuk janë shfaqur.
Për here të parë në Ferizaj do të mbahet festivali i filmit “Hynesha në fron”