Me nismën e kryetarit Muharrem Svarqa, nesër në Ferizaj organizohet për herë të parë Dita e Luleve. Me këtë rast do të mbahen një sërë aktivitetesh, përfshirë mbjelljen e luleve në Sheshin “Adem Jashari” dhe në hapësirat publike të qytetit.
Dita e Luleve, dita e pranverës dhe dita e poezisë, prej tani e tutje në komunën e Ferizajt do të paraqesin një ditë të mbushur me aktivitete që synojnë sensibilizimin e popullatës, sidomos të të rinjve për më shumë shpresë e optimizëm. Kjo ditë simbolikisht shënon edhe hapjen e perspektivës për investime në përmirësimin e jetesës së përditshme të qytetarëve.
Dita e Luleve pritet të marrë karakter tradicional e popullor dhe të shënohet nga qytetarët e Ferizajt e më gjerë si manifestim i bukurisë, rinisë e shpresës për një të ardhme më të mirë.
Në prag të kësaj dite, kryetari Svarqa priti sot kryetaren e klubit letrar të Ferizajt, Dije Demirin-Frangun, me të cilën bashkëbisedoi për aktivitetet letrare që lidhen me Ditën e Luleve, e cila njëkohësisht është edhe dita e poezisë.