
”Do të kenë mundësi të ndjekin nëntë filma të zhanreve të ndryshme”, ka thënë drejtori Ferati.
Edhe aktori i njohur , Enver Petrovci,njëherit edhe pjesë e jurisë së këtij festivali tha se Ferizaj, ka një publik që e do artin dhe se kjo ngjarje është shumë e rëndësishme për këtë qytet, duke promovuar kështu vlerat e artit, këtë herë të filmit.
Ndërsa edhe organizatori i Festivalit të Filmit “Hyjnesha në fron”,Besim Ajeti tha se ky festival tashmë po shtrihet nëpër Kosovë dhe se do të ketë karakter garues. U bë e ditur se do të ndahen nëntë çmime që i bie të jetë i njëjtë me numrin e filmave garues. Kësisoj do të ndahet çmimi për rolin kryesor për aktorin më të mirë, rolin kryesor për aktoren më të mirë, rolin episodik, regjinë më të mirë, filmin më i mirë, çmimi i festivalit, dokumentari më i mirë, çmimi i kinemasë të së ardhmes dhe çmimi për veprën jetësore që ndahet çdo vit.
Festivali financohet nga Ministria e Kulturës dhe nga Komuna e Ferizajt.
Kurse Ekrem Sopi, Naser Gjinovci, Ymer Mushkolaj, Enver Petrovci dhe Zethane Gimolli, janë anëtarët e jurisë. Gjatë një nate është paraparë të shfaqen një numër i filmave te metrazhit të shkurtër të regjisorëve të rinj nga Kosova. Sipas organizatorëve, filmat që do të marrin pjesë janë premiera.
Filmi francez “Misioni i Kleopatrës”hapi këtë festival