Në Ferizaj mbahet panairi me produkte ushqimore dhe artizanale
07/11/2015 00:00
Për organizimin e këtij panairi, gratë i ka përgëzuar edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa dhe drejtori i Bujqësisë në Ferizaj, Xhemajl Reqica. Ata vlerësuan se panaire të këtij lloji duhet të jenë më të shpeshta. Në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj, këtë të shtunë është duke u mbajtur panairi me produkte ushqimore dhe artizanale të organizuar nga OJQ “Gratë e Bashkuara” të fshatit Komogllavë.