Dje u mbajt Panairi i Punësimit ku qindra vende pune u ofruan për të rinjtë ferizajas, sot u mbajt Panairi i Artizanateve, ku takova dhjetëra biznese që kemi mbështetur me grante nga Fondi për përkrahje të bizneseve e të cilat prezantuan punimet e tyre artizanale, të punuara me shije e dashuri të veçantë. Ferizaj i ngjarjeve me peshë për ekonominë e mirëqenien është investimi ynë, objektivat e së cilës po i realizojmë përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit.

