“MUZA COMPETITION” është ngjarja që bën bashkë të rinjtë pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografik në fushën e fashion-dizajnit nga të gjitha qytetet shqipfolëse të rajonit, ndërmarr si projekt mbarëkombëtar nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon e ku sot mirëprita drejtoren ekzekutive znj. Andriola Morina Kambo me bashkëpunëtorë me të cilët bashkëbiseduam mbi këtë projekt, ku më pas hollësitë u ndanë edhe me nxënësit e drejtimit të tekstilit në shkollën profesionale të agrobiznesit dhe teknologjisë në Ferizaj, si mundësi e rrjetëzim për bashkëpunimet e së ardhmes në këtë fushë.