Sadete Osmani nga OSCE, ka thënë se ky grup i cili u fromua është një vazhdim i shembullit të Grupit Joformal të Grave të Gjilanit dhe po ashtu një vazhdim i ndjekjes së shembullit të Grupit Joformal të grave të Kuvendit të Kosovës. “Qëllimi kryesorë është ngritja e gruas në të gjitha proceset e jetës, si në vendimmarrëje, në jetën publike dhe politike”, ka thënë Osmani.
Projekti tashmë i miratuar për themelimin e Grupeve Joformale në Rajonin e Gjilanit ishte iniviative e OSCE-së.
Kryesuese e Grupit Joformal të Grave në Komunën e Ferizajt, u zgjodh Lumnie Morina, ndërsa zëvendëskryesuese Vjollca Ahmeti.
Lumnie Morina, kryesuese e sapozgjedhur e këtij grupi, ka thënë se si gurp i ri i formuar, do t’i marrin përvojat e grupit parlamentar të Kuvendit të Kosovës-Grupit Joformal dhe gjithashtu përvpojat e Grupit Joformal të Komunës së Gjilanit.
“Do ta shqyrtojmë planin e punës dhe do t’i shkëmbejmë përvojat e punës së Gjilanit të cilat do t’i marrim dhe t’i shqyrtojmë në një takim të ardhëshëm”, ka thënë Morina, duke shtuar se edhe nëse kanë eventualisht ndonjë verejtje në rregulloren e planit të punës, në takimin e ardhëshëm do ta shqyrtojnë dhe më pastaj ta përmirësojnë.
Grupi në fajë më herët kishe egzistuar në Komunën e Gjilanit, ndërsa të mërkurën u formua edhe në Ferizaj e Novo Bërd. Pritet që grupe të tilla të formohen në tërë Rajonin e Gjilanit.
Grupi Joformal i Grave është grup ndërpartiak i cili vepron në bazë të vullnetit të mirë, i cili do të punojë për ngritjen e gruas në çdo sferë të jetës publike dhe politike.
Me qëllim të fuqizimit të përgjithëshëm të profilit të gruas dhe çështjeve me interes të cilat do të ndikonin në arritjen e një mirëqenie më të madhe të saj, të mërkurën në Ferizaj u formua Grupi Joformal i Grave