
Në këtë grup punues merrnin pjesë, mësimdhënës të arsimit në Ferizaj, punëtorë shëndetësor, drejtues të qeverisë lokale të Ferizaj, si dhe zv.ministri i arsimit Nehat Mustafa. Një pasqyrë të qartë të projektit KSV/015 si dhe të mënyrës së hartimit të kurrikulave dhe materialeve didaktike të pranishme ua paraqiti ,profesori Philip Read ( GIZ). “Unë vet si i ri i pata ndërprerë shkollimin dhe ja sot jam profesor universitar”, jepet shembullin e tij personal Philip, duke sqaruar se kjo shkollë nuk do ta ketë karakterin klasik, pro atë do të mund ta ndjekin edhe të moshuarit por që kanë njohuri apo mësim paraprak nga tetë drejtimet që do të mësohen. Në këtë Qendër do të ketë mundësi të fitohen shkallët e kualifikimit dhe të merret mësimi praktik si teknik, asistent apo ndihmës në optikë, audiologji, ortotist dhe protetist , në ortopedi, dentari, farmaceutikë,nutricionizëm si dhe për kujdesin shëndetësor të komunitetit.“Unë shpresoj në suksesin e kësaj shkolle MASHT-i ka bërë hapa të mirë në reformën e arsimit, kjo shkollë do të prodhojë kuadro si për tregun e brendshëm po ashtu edhe për atë të Evropës sepse këto profile janë shumë të kërkueshme atje”, ka thënë Philip, ndërsa ka shtuar se në fillim mund të punojnë në këtë Qendër edhe mësimdhënës nga jashtë.
Ndërsa, zv.ministri i arsimit Nehat Mustafa, ka theksuar se rëndësia e hapjes së kësaj Qendre, e cila është e rrallë në tërë rajonin është shumë e madhe.”Këto Qendra të kompetencës që po i hapim po e plotësojnë edhe konceptin reformist të MASHT-it për mësimin profesional”, tha Mustafa.
Nga ana tjetër numri një i Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale në Ferizaj, Bashkim Hyseni njëherësh edhe koordinator ose para drejtori i kësaj qendre , ka theksuar faktin se në këtë qendër gjithçka do të shkoj mirë dhe mbarë.” Edhe ne kemi pasur në fillim hamendje a do të jetë kjo shkollë e infermierisë, por në esencë kjo do të jetë diçka tjetër, aty do të merren njohuri por edhe shkathtësi teknike dhe klinike. Shpresohej se puna e filluar kaq herët për organizimin e kësaj shkolle, mbase do të mundësoj që të mos përsëriten disa lëshime që janë vërejtur në Qendrat e Kompetencës në komunat e Malishevës dhe në atë të Suharekës", ka thënë Hyseni.
Kurse për drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Agim Berishën, në këtë rast Ferizaj ka pasur fat të madh që ka përfituar një projekt të tillë. “Kjo qendër do të jetë plotësisht shkollë në vete me rreth 600 nxënës, bile shumë specifike, mirëpo do të vazhdohet sërish me shkollën e mjekësisë si deri më tash, por natyrisht do të ketë bashkëpunime të ndërsjellta në shumë fusha profesionale”, tha Berisha.
Trajnime të tilla do të mbahen edhe në të ardhmen , deri në përgatitjen e plotë për një fillim të mbarë. Ky projekt është nga Qeveria e Luksmeburgut.
Po punohet me përkushtim për funksionalizmin e Qendrës së kompetencës.