Me një defile të përbashkët të grupeve kulturore dhe sportive, në Ferizaj, ka filluar manifestimi tashmë tradicional “Ditët e Diasporës”.
Në hapjen e këtij aktiviteti morrin pjesë drejtues të qeverisë lokale, drejtorë të Drejtorive komunale si dhe qytetarë të shumtë.
Hapjen e “Ditëve të Diasporës” e bëri pari i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Enver Haliti. Ai me këtë rast ka theksuar se këto ditë organizohen për të nderuar bashkatdhetarët tanë që po jetojnë në shtete evropiane.
“Gjatë këryre ditëve do të ketë aktivitete nga më të ndryshmet, do të ketë shfaqje filmash, promovim librash, koloni artistike, shfaqje teatrale, po ashtu do të ketë edhe një panair me produkte vendore”, është shprehur Haliti.
“Ditët e Diasporës” në komunën e Ferizajt, do të mbahen deri me datën 7 gusht.
Këtë të premte edhe zyrtarisht në Ferizaj, filluan “Ditët e Diasporës”.