Hapja solemne e këtij manifestimi në teatrin e qytetit “Adriana” u bë me një program të pasur kulturo-artistik të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kastrioti”, të cilët kishin përgatitur enkas dy koreografi premierë për sonte
Ndërkaq kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, këtë manifestim e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm.
“Po e fillojmë edhe sivjet manifestimin tashmë tradicional “Ditët e Kulturës”, në prag të përvjetorit të 16 të çlirimit. Është ky një rast i mirë që krijuesit ferizajas, veprimtarët dhe të gjithë ata që merren me aktivitete kulturore, të paraqesin arritjet vjetore në fusha të ndryshme të arteve. Gjithashtu edhe artdashësit dhe dashamirësit e kulturës, kanë një rast të mirë të njihen me rrjedhat e krijimtarisë kulturore dhe t’i shijojnë ato vlera që po krijohen në këtë mjedis. Por jo vetëm kaq. Sivjet do të kemi edhe vlera artistike të ardhura nga jashtë Ferizajt. Artistë nga Shqipëria pritet të shfaqin para publikut ferizajas arritjet e tyre, gjë që e begaton manifestimin dhe i jep dimensione më të gjera se ato locale”, ka thënë kryetari Svarqa , duke uruar që “Ditët e Kulturës” për dhjetë ditë me radhë, ta fisnikërojnë shpirtin.
“Ta ngrisin ndiesinë pozitive në sfera më të larta, ta rrisin prirjen konstruktive e mirëdashëse të qytetarëve tanë dhe të shtojnë ndjenjat për të bukurën tek publiku ferizajas. Duke qëndruar në mesin e këngëtarëve, të valltarëve, letrarëve, recitatorëve e aktorëve, presim të mbushemi me më shumë energji pozitive, ta përmirësojmë këndvështrimin e jetës dhe të përjetojmë më shumë kënaqësi estetike.
Le të jetë manifestimi “Ditët e Kulturës” një festë parapërgatitore për festën e madhe që na pret më 12 qershor, kur Ferizaj dhe Kosova shënon 16-vjetorin e fillimit të një jete, të ëndërruar nga dhjetëra breza”, ka përfunduar kryetari Svarqa.
Manifestimi “Ditë t e Kulturë s” do të mbahen deri me datë n 12 qershor.
Nën patronatin e kryetarit të komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, sonte filluan “Ditët e Kulturës”.