Fillimin e korrjes së grurit, sot e ka përcjellë nga afër edhe drejtori i bujqësisë në Ferizaj. Xhemajl Reqica.
Në territorin e Komunës së Ferizajt, janë të mbjella 5200 hektar me grurë, ndërsa pritet që në fushatën e korrje shirjeve të angazhohen mbi 90 kombajna nga komuna jonë, si dhe kombajna tjera të ardhura nga lokalitet tjera, ndërsa fushata e korrje shirjeve, pritet të përfundoj brenda 15 ditëve, varësisht edhe prej kushteve atmosferike.
“Edhe pse është planifikuar që nga data 10 korrik të fillojë fushata e korrje-shirjeve në komunën e Ferizajt, një gjë e tillë tashmë filloi nga dita e sotme në fshatin Mirash. Është në fazën maksimale të pjekjes dhe është në konditat e korrjes. Ne kemi gjithsejtë 5 mijë e 200 hektarët të mbjellura më grune, kurse theker, elb dhe tërshëre kemi afërisht 600 hektarë dhe besojë që kjo fushatë do të përfundojë brenda 15 ditëve”, ka thënë drejtori Reqica.
Drejtori Reqica tha se sipërfaqja e mbjellur me grurë në fshatin Mirash, është mbyllur për herë të parë dhe ka pasur rendimente të kënaqshme.
“Kjo është një kodër që ka një lartësi të madhe dhe po mbillet për herë të parë dhe po shihet që rendimentet nuk janë aq të mira dhe sillen nga 3000 deri ne 3500 për hektarë”, tha Reqica.
Sikurse edhe vitet e kaluara, edhe gjatë këtij viti Ministria e Bujqësisë, ka subvencionuar edhe fermerët e Komunës së Ferizajt, konkretisht autokombajnat me derivate të naftës . Për fushatën e korrje-shirjeve në Komunën e Ferizajt janë angazhuar mbi 90 autokombajna.
Ka filluar fushata e korrje shirjeve, apo grumbullimi i grurit në Komunën e Ferizajt.