
Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit ,njëherit monitorues i këtij provimi në Gjimnazin e Shkencave Shoqërore në Ferizaj, Bahri Avdiu tha se testi ka filluar me rregull dhe nuk është paraqitur ndonjë vështirësi.“Testi sivjet në krahasim me vitet e tjera ,ka qenë në formë të hapur, ai është duke u zhvilluar nëpër koridore si dhe në salla të edukatës fizike, ku janë vendosur disa paralele,të gjithë nxënësit kanë ardhur me kohë si dhe monitoruesit”, ka thënë Avdiu.
Tri risitë që e karakterizojnë procesin e sivjetëm të maturës shtetërore janë kyçja e stafit akademik të Universitetit të Prishtinës , provimi do të mbahet kryesisht në hapësira të mëdha. Ejup Shabani,zyrtar i Drejtorisë komunale së Arsmit,njëkohësisht monitorues i testit në shkollën ekonomike”Faik Konica “në Ferizaj tha se risi në këtë vit është pjesëmarrja në administrim e stafit të Universitetit të Prishtinës.
Shabani theksoi se një nxënës i kësaj shkolle nuk e kishte emrin në listë,por ai ishte verifikuar nga organet e shkollës,dhe më pastaj edhe ai iu nënshtrua testit.
“Disa parregullësi të vogla teknike kanë shoqëruar testin gjatë nisjes, por megjithatë ato janë eliminuar falë angazhimit të madh të tërë adminstruesve”.
Nxënësit që kalojnë me sukses këtë sprovë dije, nuk do të kenë nevojë të hyjnë në provim pranues për regjistrim në Fakultetin e Shkencave Matematikore -Natyrore, Fakultetin e Bujqësisë dhe atë të Makinerisë.
Testi është mbajtur në 101 qendra në Kosovë dhe filloi njëkohësisht në të gjitha qendrat ,ku zgjati 180 minuta.
I tërë procesi u mbështet edhe nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë qëndruar jashtë objekteve ku testohen nxënësit.
Rreth 1811 maturantë të komunës së Ferizajt , i janë nënshtruar provimit shtetëror të maturës në 7 qendra.