Në kuadër të Dita Ndërkombëtare e Tokës, në Ferizaj u organizua një aksion për mbjelljen e luleve dhe drunjve dekorativ në zona të ndryshme të qytetit.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të KFOR amerikan, së bashku me shoqata ambientaliste dhe përfaqësues lokalë, duke dhënë një mesazh të përbashkët për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.
Përmes këtij aksioni u theksua se kujdesi për natyrën dhe ambientin është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë qytetarëve, ndërsa iniciativa të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin e hapësirave më të pastra, më të gjelbra dhe më të shëndetshme për jetesë.
Organizatorët apeluan që angazhimi për mbrojtjen e mjedisit të jetë i vazhdueshëm, jo vetëm në ditë simbolike, por në përditshmëri.