Me vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndryshuar orari i kufizimit të qarkullimit për qytetarët dhe automjetet private.
Nga ora 17:00 deri në ora 06:00 është i ndaluar krejtësisht qarkullimi për qytetarët dhe automjetet private.
Ndërsa orari prej orës 06:00 deri në ora 17:00, ku është i lejuar qarkullimi lejohet vetëm për qarkullimin e domosdoshëm të qytetarëve, për nevoja furnizimi me ushqime dhe jo grumbullime në sheshe e hapësira tjera publike.