Që nga paslufta instalimi i ndriçimit publik në Komunën e Ferizajt është në tendencë të rritjes së gjatësisë së këtij sistemi. Ky rrjet pritet të arrijë në rreth 33 kilometra ndriçim publik. Naim Zymberi, zyrtarë për infrastrukturë publike në Ferizaj, ka thënë se tashmë qyteti i Ferizajt është i mbuluar me ndriçim publik rreth 20.64%, kurse në fshatra ndriçimi publik mbulon 3.26% të rrugëve. “Ndriçimi publik ne Komunën e Ferizajt, vazhdimisht po shkon në tendencë të rritjes në mënyrë që qytetarëve t’u krijohen kushte të favorshme për qarkullim dhe ndriçimi që është aktualisht po mirëmbahet mjaft mirë nga një firmë private nga Drenasi”, ka thënë Zymberi.
Tashmë edhe rruga e “Reçakut” dhe rruga “Kadri Zeka”, janë bërë me ndriçim publik dhe vija e tërësishme e e ndriçimit të publik në Ferizaj, është rreth 33 kilometra ndriçim që e mirëmban Komuna e Ferizajt. “Parafërsisht do të arrihet kjo vijë gjatësore dhe duhet llogaritur se për të menagjuar dhe kontrolluar nuk është edhe aq lehtë sepse çdo herë mund të lind diçka, ngase është një rrjet elektrik i lidhur me KEK-un dhe kjo është edhe një arsyeje që mund të paraqiten defekte”, ka thënë Zymberi.
Ndryshe Komuna e Shtimes, ka kohë që ndriçimin publik e ka të rregulluar në mënyrë solare, e jo në energji elektrike, projekt ky i pari që u bë në Kosovë dhe sipas Zymberit, ajo është një pilot projekt që mbetet të shihet që të jep rezultate. “Ne kemi kërkuar vazhdimisht nga donatorë të ndryshëm që të na ndihmojë për ndriçim solarë por ende nuk kemi asgjë konkrete në këtë drejtim”, ka thënë Zymberi, duke bërë të ditur se Ferizaj ka hyrë në listën e përfituesve të programeve për efiçiencë të energjisë, program ky i BE-së, por në të cilin participojnë edhe Qeveria e Kosovës, GTZ-ja, një shoqatë dhe komuna. “Parashihet që në Komunën e Ferizajt të intervenohet rreth efiçiencës, pra kursimit të energjisë, ku do të ndërrohet poqat egzistues me ato më ekonomik, ku do të bëhet edhe një rehabilitim i rrjetit”, ka thënë Zymberi.
Ndërkohë që zyrtarët e komunës, kanë thënë se ky institucion nuk ka ndonjë buxhet të veçantë të ndarë për mirëmbajtjen e ndriçimit publik. Sipas tyre mjetet shpenzohen për aq sa paraqiten nevojat për mirëmbajtjen e këtij sistemi.Ata ndër të tjerash kanë thënë se varësisht prej vëllimit të punëve në këtë drejtim këtij sektori do t’i duheshin 60 apo 70 mijë euro në vit, ngase vija gjatësore po rritet vazhdimisht.
Tashmë edhe rruga e “Reçakut” dhe rruga “Kadri Zeka”, janë bërë me ndriçim publik dhe vija e tërësishme e ndriçimit të publik në Ferizaj, është rreth 33 kilometra ndriçim që e mirëmban Komuna e Ferizajt