Me rastin e festës së vitit të ri në mënyrë që edhe familjet skamnorë këtë festë ta presin më mirë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu si dhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bashkim Hyseni, kanë ndarë ndihma për rreth 130 familje skamnore.
Numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu, me këtë rast ka theksuar se përkrahja e tij nuk do të mungojë për familjet me gjendje të rëndë ekonomike.
“Këto ndihma po i dhurojmë me rastin e festës së vitit të ri, në mënyrë që edhe këto familje këtë festë ta presin siç është më së miri. Ne si komunë vazhdimisht ju kemi dal në ndihmë këtyre rasteve dhe do të vazhdojmë me përkrahjen e tyre në çfarëdo formë që është e mundur. Ju e dini se Komuna e Ferizajt, së shpejti edhe shumë familje skamnorë do të bëjë me strehë, përmes banesave të cilat komuna do ti jep në shfrytëzim”, tha Aliu.
Në anën tjetër edhe familjet të cilët gëzuan këto ndihma u janë mirënjohës Komunës së Ferizajt, për ndihmat e dhuruara.
“Unë e falënderoje shumë kryetarin,për këto ndihma se vërtet kanë ardh në kohë të duhur.” është shprehur Zejnullah Uksmajli nga Jezerci i thellë malor.
U bë e ditur se ndihma të tilla do të dhurohen edhe në të ardhmen.
Rreth 130 familje skamnore të qytetit të Ferizajt, janë ndihmuar me gjërat ushqimore.